Dje u kapën 40 kg marihuanë, “Mjegulla” vazhdoi edhe sot

Prishtinë | 06 Jan 2023 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policorë nga Sektori Qendror i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kanë vazhduar edhe sot realizimin e planit operativ “Mjegulla”. Dje ishte arrestuar një person i dyshuar dhe ishin konfiskuar rreth 40 kg lëndë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Kurse, sot më 06.01.2023, rreth orës 09:30, kanë vazhduar kontrollet në një depo dhe objekte tjera përcjellëse në Gjakovë. Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe rreth 6 kg e 383 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë. Kurse në dy lokacione tjera në Prishtinë e Podujevë janë gjetur e konfiskuar edhe: 88 gr substancë narkotike, dyshohet të jetë kokainë, dy shishe qelqi me vaj kanabisi, një revole dhe 24 fishekë dhe dëshmi tjera relevante për rastin.

Policia ka arrestuar të dyshuarin B.B., (viti i lindjes 1983, mashkull kosovar), kurse një të dyshuar tjetër (i njohur për policinë) nuk është hasur dhe i është lënë ftesa për lajmërim në polici.

I dyshuar është intervistuar dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme