Rreth 10 mijë mjekë kanë lënë Serbinë në 20 vitet e fundit për të kërkuar kushte më të mira pune dhe paga më të larta, raporton gazeta serbe ‘’Politika’’, sipas të cilës numri vjetor mesatar i të larguarve është 800 mjekë.
”Vështirë t’u rezistohet pagave të mjekëve tre deri në shtatë herë më të larta se pagat e mjekëve serbë. Në shumë vende europiane, ato arrijnë në 4 000-5 000 euro në muaj”, shkruan gazeta.“Është vështirë të pengosh largimin e mjekëve dhe personelit shëndetësor në vende të tjera. E vetmja mënyrë është rritja e pagave. Është pozitive rritja e pages së tyre në Serbi, por nuk është e mjaftueshme’’, theksoi kryetar i Komitetit të Dhomës serbe të Institucioneve Shëndetësore.
“Rumania ka pasur probleme në të kaluarën të ngjashme me tonat, ka vendosur të rrisë pagat e mjekëve nga 1 000 deri në 2 800 euro në muaj dhe ato të infermierëve nga 530 euro në 980 dhe në këtë mënyrë emigrimi u reduktua”, shtoi ai.