Mjekët e Kardiologjisë hyjnë në grevë, kërkojnë të mos ndahen njësitë në Klinikë

Prishtinë | 27 Pri 2022 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Para dy javësh, mjekët e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK i kanë dërguar letër të hapur presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe mediave, me kërkesën për shfuqizimin e plotësim-ndryshimit të statutit të ShSKUK-së.

Ata iu adresuan Kurtit me shqetësimin se vendimi për kthimin e Klinikës së Kardiologjisë Invasive dhe ndarjen e Kardiokirurgjisë, ishte marrë pa u pyetur fare palët e treta.

Mirëpo, të njëjtit ende nuk kanë marrë përgjigje.

Për këtë arsye, më 4 maj 2022 Shoqata Sindikale e QKUK-së kanë njoftuar se do të mbajnë grevë nga ora 11:00 deri në 12:00, para klinikës.

Të ngjashme