Në Klinikën Emergjente mjekët kujdestarojnë 12 orë por në fletore të kujdestarive e shkruajnë 24 orë pra 12 orë paguhen më shumë edhe pse nuk punojnë fare 12 orë tjera por marrin pare duke qëndruar në shtëpi. Kështu shkruan Gazeta Shëndeti, nga informatat që ka marrë nga burime të mirinformuara.
Në fletore figuron se kujdestarojnë 13 mjekë ndërsa në Klinikë mund t’i gjesh 3 deri 4 mjekë.
Akoma më skandaloze është se infermierët dhe infermieret paguhen 20 euro si ditëve të punës poashtu edhe ditëve të fundjavës dhe kryejnë punë të madhe në këtë klinikë dhe në fakt e “mbajnë gjallë” këtë Klinikë por përkundrazi ata ose ato nënçmohen dhe kërcënohen çdo ditë. Kjo është një padrejtësi skandaloze, e tmerrshme dhe alarmante që po iu bëhet infermierëve.
Në redaksinë tonë kanë arritur informata se të dhënat mund të verifikohen lehtësisht nga evidentimet me kartela në hyrje-daljet digjitale ku të gjithë mjekët e Klinikës Emergjente figurojnë se kujdestarojnë 12 orë ndërsa në fletoret e kujdestarive e shkruajnë 24 orë. Pra një tmerr dhe një skandal i paparamenduar më parë ku buxheti i Kosovës po dëmtohet padrejtësisht për punë 24 orëshe të cilat në fakt janë 12 orëshe.
Poashtu redaksia jonë është informuar nga shumë burime tjera edhe se edhe pse Mjekët Emergjentë paguhen nga buxheti i Kosovës për triazhimin e rasteve Ortopedike dhe Kirurgjike ata në fakt nuk e kryejnë fare këtë punë por këtë punë ua ngarkojnë padrejtësisht Ortopedëve dhe Kirurgëve të cilët në fakt nuk janë punëtorë dhe as kujdestarë të Emergjencës dhe nuk paguhen për triazhimin e pacientëve por vetëm për rastet që vërtetë janë Ortopedike ose Kirurgjike. Pra 13 mjekët e Klinikës Emergjente paguhen edhe për triazhimin e rasteve por në fakt nuk e bëjnë asnjëherë dhe kështu e “vjedhin” ose e dëmtojnë buxhetin e Kosovës i cili edhe ashtu është skajshmërisht i vogël.
13 mjekë paguhen për dy dhoma për dhomën e reanimimit dhe për dhomën e sëmundjeve të brendshme ndërsa edhe pse paguhen për dhomën e Kirurgjisë dhe për dhomën e Ortopedisë ata dhe ato kurrë nuk e kanë bërë triazhimin e rasteve në ato dhoma. Pra një skandal i tmerrshëm dhe një “vjedhje” e parasë publike.
Edhe më skandaloze është se mjekët që kujdestarojnë në Klinikën Emergjente pas kujdestarisë 12 orëshe i kanë pushim 2 ditë tjera pra paguhen edhe kur qëndrojnë në shtëpi sepse pos kujdestarive marrin edhe rrogë jashta kujdestarive.