Mjekët e vaksinuar: Vaksinën duhet ta marrin të gjithë, është obligim

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 12:41 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të shtunën ka vazhduar vaksinimi i stafit shëndetësor me vaksinën anti-Covid në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Për të katërtën ditë mjekët nga e gjitha Kosova kanë pritur në radhë që të marrin vaksinën që erdhi si donacion nga Bashkimi Evropian gjatë javës.

Të vaksinuarit kanë apeluar që të vaksinën anti-Covid duhet ta marrin të gjithë, duke e konsideruar si obligim.

Mumin Sadiku, psikiatër, tha se varësisht nga rekomandimet e IKShPK-së, të gjithë duhet ta marrin vaksinën pavarësisht moshës.

“Unë e kam marrë vaksinën. Vaksinën duhet ta marrin secili prej neve”.

“Secili duhet ta marrë vaksinën pa marrë parasysh se në cilën moshë është me rekomandimet e IKShP-ja duhet të kryhet sepse është obligim”.

Edhe Halil Palushi theksoi se po ndihet mirë pas vaksinimit, duke shtuar se për tu çliruar nga pandemia është e domosdoshme marrja e vaksinës, raporton EO.

“Nuk e kam kaluar virusin testet i kam bërë gjithherë sepse punojë mjek po gjithë kam dal negativ”.

“Vaksina është mbrojtje për organizmin e marrin të gjithë njerëzit duhet me marrë për tu çliruar nga kjo pandemi”.

Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër Covid-19.

Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër Covid-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit për arsye shëndetësore për çka duhet të kenë dëshmi.

Nga 15 mijë punëtorë shëndetësorë sa i ka Kosova, vetëm rreth 5 mijë nga ta janë vaksinuar në muajin mars, kur Kosova ka marrë 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të ngjashme