“Mjekët me pagat më të larta në Ballkan” – Haxhiu i reagon Vitisë, tregon sa paguhen profesionistët në vendet e rajonit

Prishtinë | 25 Shk 2024 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e quan krejtësisht të pavërtetë deklaratën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili për Ekonomia Online tha se mjekët në Kosovë paguhen më së miri në Ballkan.

Haxhiu thekson se pagat e ulëta janë arsyeja që profesionistët shëndetësor po e brakstisin Kosovën.

“Deklarata e ministrit Viti është tërësisht e pavërtetë, në Kosovë pagat e mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor janë ndër më të ultat, jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë. Kjo është edhe një nga arsye pse ata po e braktisin Kosovën”, tha ai.

“Sikur pagat në Kosovë do të ishin në nivelin e duhur, nuk do të kishte ikje të mjekëve dhe profesionistëve shëndetësor, nuk do të kishte pakënaqësi dhe as protesta e greva të punëtorëve shëndetësor”, shton Haxhiu.

Sipas Haxhiut, me Ligjin e ri të Pagave po diskriminohen specialistët e profesionistët shëndetësor.

“Nuk ka vlerësim të specialistëve dhe profesionistëve të tjerë, me Ligjin e Pagave ka pabarai dhe diskriminim. Andaj, Gjykata Kushtetuese ka kërkuar që ky ligj të ndryshohet deri më 1 gusht 2024”, tha Haxhiu.

Haxhiu i dërgoi edhe disa nga pagat e mjekëve në vendet e rajonit:

Rumania paga e një mjeku specialist është 4,000 euro derisa ajo e një subspecialisti deri në 7,000 euro

Në Mal të Zi paga e një mjeku specialist fillon nga 2,500 euro derisa ajo e një mjeku subspecialist është rreth 3,000 euro.

Në Kroaci paga e një mjeku eshte 2,797 euro derisa një subspecialist paguhet 2,965 euro;

Në Bosnjë dhe Hercegovinë paga e një mjeku specialist është 2,000 euro.

Në Slloveni paga e një mjeku specialist fillon nga 2,000 euro deri në 3,000 euro, derisa ajo e një subspecialisti fillon prej rreth 4,000 euro.

Në Maqedoninë e Veriut paga e një mjeku specialist esht 1,500 euro,

Ne Shqipëri dhe Bullgari deri në paga e nje mjeku specialist shkon deri ne 2,000 euro.

Të ngjashme