“Protestë për dinjitet” – Farmacistët shpalosin shtatë kërkesat e tyre

Prishtinë | 01 Maj 2024 | 13:22 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Paga të dinjitetshme, nivelizim të çmimeve, pagesa për receta e respektim të distancës ndërmjet Farmacive, ishin disa nga kërkesat e Odës së Farmacistëve të Kosovës, që i shpalosën në protestën e organizuar më 1 Maj – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, raporton Ekonomia Online.

Kërkesë tjetër e tyre ishte edhe pushimi për vikende e festa zyrtare si dhe tu paguhen edhe kujdestaritë.

Kërkesat e tyre i shpalosi farmacistja, Dafina Kastrati-Bajqinca. Tha se qëllim nuk kanë dëmtimin e pacientit por që e konsiderojnë të nevojshëm këtë protestë.

“Qëllimi i protestës sonë nuk është që të penalizohet pacienti ai i cili merr shërbimet në farmacitë tona por përkundrazi që të behet dhe të krijohet një shërbim më i mirë. Atëherë si arrihet kjo përmes kërkesave tona dhe duam përkrahje prej instancave shtetërore të cilët duhen të jenë në përputhje me kërkesat tona të shumicës e farmacisteve sot”.

“Çka është ajo kërkesë e jonë, është të kemi një nivelizim të çmimeve, këtu bie direkt dinjiteti i farmacistit, pra të bëhet një nivel i përgjithshëm nacional i çmimeve ku secili farmacist do të ju kthehet dinjiteti dhe të njëjtën kohe këta farmacist duhen paga të dinjitetshme, të kenë orar jo të stërzgjatur e cilën do të përcaktonte Ministria e Shëndetësisë dhe organet kompetente. Pra ajo që ne kërkojmë kalon përtej atyre që janë bërë që 13 vite përmes shoqatave ose përmes zërit tonë, prandaj sot jemi me shumicë farmacistë me i shpreh revoltat e tyre, jemi mbledhur simbolikisht dhe me pas duam te përçohet mesazhi jonë se jemi farmacist dhe nuk jemi shitës”, u shpreh ajo.

Nënkryetarja e Odës së Farmacistëve të Kosovës, Jehona Hakaj, tha se në raport me pacientin janë hallka e fundit.

“Gabimin e mjekut e mbulon vetëm mjeku e të farmacistit vetëm dheu na jena hallka e fundit e shëndetësisë po shumë e rëndësishme nëse ne nuk jemi të kujdesshëm, nëse profesionistet nuk e kryejnë punën qysh duhet, atëherë nuk ka kush pas nesh të bej kontrolle pra ne kërkojmë kthimin e dinjitetit të cilën vetëm se e meritojmë”, u shpreh Hakaj.

Ndërsa Gzonit Salihaj, tha se tash e sa kohë po kërkojnë që të ketë një Ligj për Farmaci që i rregullon të gjitha problemet.  

“Kemi kërkuar me pas një Ligj për Farmaci në mënyrë që me i rregullua të gjitha këto çështje, mirëpo tani nuk kemi has në bashkëpunim dhe mirëkuptimin e mjaftueshëm. Ndoshta ka qenë edhe arsyeja që kemi pasur ndërrime të shpeshta të Qeverisë, mirëpo vendimet i fundit të Kuvendit Komunal merret një vendim që anashkalon sektorin farmaceutik, pavarësisht kërkesave që nuk ka qenë përputhje me kuvendin komunal me të cilën është deklaruar edhe Oda Farmacisteve”, u shpreh ai.

Të ngjashme