Mjeket që trajtuan Agon Musliun: S’ka shprehur shqetësime shëndetësore, kërkoi të mos karantinohet

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 15:12 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Komisionin Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit Covid-19 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë dëshmuar Hidajete Pireva dhe Vlora Maholli mjeke të QKMF-së në Fushë-Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ato kanë dëshmuar në lidhje me vdekjen e dyshimtë në Qendrën e Studentëve të të riut nga Gjilani, Agon Musliu.

Hidajete Pireva dhe Vlora Maholli gjatë raportimit në komisioni parlamentar kanë thënë se Agon Musliu nuk ka shprehur asnjë shqetësim për veten e tij, dhe sipas tyre kërkesa e të ndjerit ka qenë që të mos karantinohet, për arsye se nëna e tij jeton e vetme dhe nuk ka kush të përkujdeset për të.

Mjekja, Hidajete Pireva ka thënë se në aeroport ka qenë pesë herë në shërbim që ia ka deleguar Qendra e Mjekësisë Familjare.

Ajo ka thënë se në paraqitjen e parë i Agon Musliu, nuk ka shfaqur asnjë problem.

“Pesë herë kam qenë, kemi qenë me dy automjete atë ditë, dy ekipe dhe të gjithë të Fushë Kosovës. Herën e parë i kemi mat temperaturën pasagjerëve. Më ka rastis njëherë për 4-5 pasagjerë kemi shkuar që kanë ardhur me aeroplan privat dhe kemi pranuar pasagjerë vetëm në ardhje”.

“Sipas rekomandimeve pasagjerët që kanë qenë të lejuar me shku në vetizolim kanë qenë me sëmundje kronike dhe fëmijët pa përcjellje të prindërve është dashtë me shku në vetizolim dhe pleqtë mbi 70 vjec të tjerët që nuk kanë pasur sëmundje ata është dashtë me shku në karantinim. Na kujtohet Agoni i kur ka ardhur shumë mirë. Jam habitur me babin e Agonit që i ka dhënë ato deklarata, por në atë paraqitje nuk kemi dyshuar që ka pasur probleme psikike”.

“Ai shqetësimin e vetëm e ka pasur për nënën dhe jo për vetën, pa dokumente unë s’kam mundur me liruar, sepse ta kisha liruar unë kosha bërë vepër penale”, ka shtuar ajo.

Infermierja Vlora Maholli ka shtuar se e mban mend shumë mirë arritjen Agonit në aeroport.

Maholli ka thënë se Agon asnjë dokument nuk ka pasur për gjendjen e tij shëndetësore, dhe sipas saj, kërkesa e vetme e tij ka qenë që të mos të karantinohet për arsye se është në përkujdesje të nënës.

Ajo ka thënë se Agoni në asnjë moment nuk e ka përendur babin e tij, veç se ka treguar se nënë e tij jeton vetëm dhe ai duhet të përkujdeset.

“Agoni paraprakisht ka ardhur drejt të unë, asnjë shqetësim nuk e kanë pasur dhe e kam pyetur a ka ndonjë dokument që ka sëmundje kronike, por ai ka thënë se kisha dashtë mos me qenë në karantinë sepse e kam nënë vetën vet, po ashtu i kam kërkuar se a ka dokument që është në përkujdes të nënës”.

“Agoni asnjë lloj dokumenti nuk ka paraqitur, dhe as verbalisht nuk ka deklaruar që ka ndonjë sëmundje dhe nuk e ka përmendur babin në asnjë fjali”.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila ka pyetur se sa herë kanë qenë në Aeroportin e Prishtinës nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë, raporton EO.

“Në raport me punën tuaj në aeroportin e Prishtinës sa herë keni qenë në shërbim të deleguar nga qendra e mjekësisë familjare”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka pyetur se a i kanë pasur listën e pasagjerëve që vinë në aeroport.

“Qendrat operative a kanë bashkëpunuar dhe a keni pasur informata për listat se kush do të vjen. Babi i Agonit thotë se dokumentacionit ja ka dhanë një policit për me ja ofruar ekipet mjekësore”.

Në komision ka raportuar edhe Mjekja Hajrie Hoti, e cila  është marr me kontrollet e të karantinuarve në Qendrën e Studentëve.

Hoti ka thënë se në ditën ku ka ndodhur vdekja e Agon Musliut, ajo atë ditë nuk ka qenë e pranishme.

Ndërsa ditën kur ka arritur Agon Musliu, ajo shton se nuk ka pranuar asnjë thirrje nga ai dhe se nuk ka pasur kontakt asnjëherë me të.

“Po e kam ditë që ka me shkuar me shërbyesin në Qendrën e Studentëve. Unë asnjë thirrje nuk kam pasur prej Agon Musliut. Ata i ka pritur mjekët ndihmës, dhe shefi i karantinës. Gjatë ditës kam shkuar rreth 7 herë në ditë dhe nuk kemi pasur asnjë lajm për Agonin. Në ditën ku ka ndodhur rastit tragjik unë nuk kam qenë aty. Agon Musliun as nuk e njoh dhe asnjëherë nuk kam pasur kërkesë nga ai dhe unë skam pasur kontakt me të”, tha ajo.

Të ngjashme