Shtatë vjet më parë, Eva Carneiro, 48 vjeç, pati një debat me Jose Mourinhon, kur ajo ishte fizioterapiste në Chelsea. Pas këtij episodi, ajo humbi punën, por pas procesit gjyqësor i është paguar dëmshpërblim miliona euro për shkarkimin.
Sot ajo është pronare e një klubi futbolli anglez dhe ndihmon në drejtimin e spitalit për Kupën e Botës në Katar.
Në vitin 2016, Carneiro ngriti një padi kundër Chelseat dhe Jose Mourinhos për kritikat e portugezit, duke e quajtur atë një “vajzë të ndyrë” sepse ajo vrapoi në fushë për të ndihmuar Eden Hazardin pa lejen e gjyqtarit për ndeshjen kundër Swansea, e cila u luajt në “Stamford Bridge” dhe përfundoi me rezultatin 2-2.
Pas kësaj, Carneiro u hoq nga ekipi i parë, dhe më pas u largua nga klubi.
Ndonëse nuk është bërë e ditur se sa para i kanë paguar mjekes , Chelsea dhe Mourinho, duket qartë se bëhet fjalë për një shifër milionëshe (flitet dikur mbi 6 milionë euro), pasi më parë ajo ka refuzuar marrëveshjen jashtëgjyqësore në shumën prej 1.2 milionë funte (1.4 milion euro).
Me paratë e “fituara” ajo tani është kthyer në futboll, këtë herë si investitore në ligën e ulët te Lewes FC.
Gjithashtu, Carneiro po bashkëpunon me Spitalin e Ortopedisë dhe Mjekësisë Sportive Aspetar në Katar përpara Kupës së Botës të këtij viti.
E gjithë kjo tregon qartë një kthesë të madhe në jetën e ish-mjekes së Chelseat, e cila u bë e famshme pas incidentit me Mourinhon dhe sot është një grua që ka bërë emër në botën e futbollit.