Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Nazmi Kolgeci, ka thënë se polici i plagosur në fshatin Banjskë të Zveçanit është jashtë rrezikut për jetë. Ai, për Ekonomia Online, ka thënë se së bashku me ekipin kujdestar kanë arritur t’ia largojnë një mjet nga ana e majtë e gjoksit.
Kolgeci ka thënë se plumbi nuk i ka prekur organet vitale dhe se gjendja e tij është e mirë.
“Në orët e para të mëngjesit kemi arritur ta kryejmë një intervenim ndaj tij dhe e kemi larguar një predhë (dyshohet të jetë plumb) nga ana e majtë e gjoksit. Fatmirësisht, nuk i ka prekur organet vitale të policit. Gjendja e tij shëndetësore është mirë dhe po vazhdon trajtimin në Klinikën tonë”, u shpreh Kolgeci për EO.