Mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Ejup Govori për Ekonomia Online ka treguar për gjendjen e personave të cilët ishin të përfshirë gjatë ditës së sotme në aksidentin e rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë.
Gavori tha se njëri nga personat ndodhet ende në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.
Ndërsa sipas tij të tjerët kanë pësuar të mesme dhe të lehta por janë duke u kryer ekzaminimet.
“Jemi ende ne ekzaminim e sipër. Nga informatat fillestare mund të themi se një person është në gjendje të rëndë. Është pa vetëdije dhe me politraumë, por ka edhe lëndime trupore.
Ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të mesme dhe të lehta por janë duke u kryer ekzaminimet”, tha Gavori për Ekonomia Online.