Mjeku-ligjori, Arsim Gërxhaliu, ka ndarë një nga përvoja e tij raste që dëshmojnë se dhuna fatkeqësisht nuk është e prerë vetëm në një moshë, por ajo prek krejt moshat.
Një nga rastet në përvojën e tij të gjatë e që e ka ndarë, është i dhimbshëm. Flet për një viktimë të dhunës seksuale ku viktima ishte një fëmijë e dhunuesi një krijesë me krejt parametrat i çmendur.
“Çdo rast është përvojë e hidhur, përvoja më e hidhur është në Institutin e Vjetër pas luftës 2003 apo 2002 kemi pas një rast fëmijë të moshës 4-vjeçare e abuzuar seksualisht do të thotë e kryer në anus dhe shqyrjen të them komplet anusit me gjakderdhje e kanë sjell tek ne, e kemi marrë në dorë dhe jemi nis për gjinekologji dhe i kemi thirr kolegët përgatiteni sallën për me bo qepjen ka qenë një mos të them ku krejt kemi qajtë kirurgët edhe gjinekolgët edhe ne të mjekësisë ligjore , na kanë shpëtuar lotët prej dhimbjes të cilën e kemi parë”.
InDoks në këtë episod do të sjellë rrëfime të atyre që i mbijetuan një dhune të paparë brenda familjes, avokatëve që i mbrojnë familjet e të vrarëve. Përfaqësuese të shoqërisë civile që e ngrenë zërin kundër dhunës dhe jo vetëm. Si dhe mjekë që tregojnë se deri ku shkon çmenduria njerëzore.