Gërxhaliu: Javën e ardhshme zyrtarisht nisin gërmimet në Kizhevak

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Express Intervistë ka thënë se kanë marrë shkresë zyrtare që javën e ardhshme të fillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë.

“Kryetari i grupit punues më njoftoi se ka ardhur shkresa përmes Kryqit të Kuq, sepse përmes tij merremi vesh me palën serbe, që janë duke i kryer punët logjistike dhe po përgatitemi të fillojmë gërmimet javët e ardhshme. Do ndërtohen tenda, kontinerë, të bartet rryma, pra logjistika po kryehet në Kizhevak”, tha ai.

Ndërkaq, ka shtuar se për koston e gërmimeve atje, çdo gjë që bëhet në anën e Serbisë kryhet nga Serbia, ndërsa ato në territorin e Kosovës bëhet nga pala kosovare.

Më 16 nëntor ishin gjetur mbetje mortore në Kizhevak, që dyshohen të jenë të shqiptarëve të Kosovës.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë në një komunikatë sot, tha se mbetjet mortore janë zbuluar në një gurore të madhe në Serbi, nga ekspertët e EULEX-it, të Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur. Gjithashtu, EULEX-i sqaroi se ekspertët e saj kanë kryer gërmime në Kizhevak që prej vitit 2015 dhe në vitin 2020, siç thuhet në komunikatë, ndodhi një përparim falë shfrytëzimit të imazheve fotografike nga ajri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme