Mjeku nga QKUK flet për rastin e rrallë të foshnjës me dy gjini

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Në repartin e neonatologjisë në QKUK, ka lindur një foshnjë me dy gjini, njofton Klan Kosova.

Lidhur me këtë rast të rrallë ka folur mjeku Xhevdet Gojnovci, i cili tha se foshnja ka lindur para kohe dhe peshon 995 gramë .

“Foshnja është pranuar në kujdesin intensiv, ku edhe po trajtohet. Analizat dhe konsultat e nevojshme janë duke u bërë. Ky është rasti i dytë këtë vit me këtë sindromë hiperbazike”.

“Në qoftë se vërtetohet sindroma, me terapi do të shkojë gjithçka mirë sipas të gjitha gjasave. Foshnja për momentin është në ventilim mekanik, mushkëritë janë të papjekura por po trajtohet me terapi”, ka thënë mjeku.

Të ngjashme