Mjeku nga Shqipëria, Pëllumb Pipero, i ka bërë thirrje operatorëve turistikë se para se t’i rekomandojnë akomodimin pushuesve, t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të rekomandojnë të mos vijnë nëse kanë shenja të COVID-19.
“Duhet që çdo pushues, nëse ka shenja klinike, veçanërisht temperaturë, të qëndrojë në shtëpi. Kam një këshillë për operatorët turistikë, jo vetëm t’i ftojnë pushuesit, por para se t’i rekomandojnë akomodimin t’i pyesin nëse kanë shenja klinike dhe të mos i rekomandojnë të vijnë nëse kanë shenja klinike. Shqipëria, bregdeti, malet tona për pushuesit janë shumë të sigurta, me kushtin që si pushuesit edhe ne qytetarët të respektojmë protokollet dhe masat e domosdoshme siç është maska dhe distanca”, ka thënë Pipero për “Top Channel”.