Mjeku: Nuk ka ngritje të çmimit të ujit të pijshëm, furnizimi është në rregull

Prishtinë | 18 Gus 2024 | 08:15 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pavarësisht temperaturave të lartë që janë duke mbizotëruar në vendin tonë, nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë thënë se furnizimi me ujë të pijshëm është i mirë dhe së Kompania është duke punuar me kapacitete maksimale në të tri impiantetet e saj.

Nga kjo kompani kanë thënë për Ekonomia Online se për vitin 2025 nuk pritet që të ketë ngritje të çmimit të ujit.

Zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, ka thënë se uji po shpërndahet në mënyrë të barabartë të secili konsumatorë, por që në disa raste uji nuk po arrin në pika të larta.

Ajo ka theksuar se nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore janë mirë dhe janë minus 1 metër e gjysmë nën nivelin maksimal të kapërderdhjesë.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ është duke punuar me kapacitete maksimale në të tria impiantet e trajtimit të ujit, në Shkabaj, Albanik dhe Badovc. Uji po shpërndahet në mënyrë të barabartë të secili konsumatorë, përmes tubacioneve primarë, sekondare, terciare. Po ashtu përmes rezervarëve që i kemi të vendosur në qytet. Ka pasur raste dhe kemi raste që uji nuk po arrin në pika e larta sidomos në ato pika ku janë në një vi me rezervar apo ku janë të ndërtuar mbi kuota të rezervarëve. Nivelet e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore i kemi mirë, janë diku minus 1 metër e gjysmë nënë nivelin maksimal të kapërderdhjesë. Furnizimi është i mirë por kemi disa ankesa, shpesh herë ankesat për mos furnizimi me ujë të pijshëm janë për shkak të rëndimit të furnizimit me ujë të pijshëm, pikërisht për shkak të kyqjeve ilegale në sistemin e rrjetit të ujësjellësi”, ka thënë Mjeku.

Mjeku ka thënë se janë duke u përballur me raste të shumta të kyqjeve ilegale, ku sipas saj, inspektorët janë duke zbuluar 5 deri në 10 raste të kyqjeve ilegale.

“Po kemi raste të shumta të kyqjeve ilegale me rast inspektorët tanë janë duke zbuluar 5 deri në 10 kyqje ilegale në zona të ndryshme të shërbimit dhe vjedhja e ujit është vepër penale sipas kodit penal të Kosovës. Ne në këto raste kur e gjejmë pronarin, aty ku keqpërdorët uji nga kyqja ilegale, përveç që e çkyqim nga shërbimet, në të njëjtën kohë edhe dërgojmë kallëzim penal për atë konsumator”, ka thënë ajo.

Zëdhënësja e KRU “Prishtina” ka thënë se konsumatorët që furnizohen me ujë në pika të ulëta me ujë nuk kanë problem, por që reduktime janë duke pasur në pikat e larta.

“Pikat e ulëta nuk kanë probleme me furnizimi me ujë të pijës, ne reduktime nuk kemi duke aplikuar vetëm se uji nuk arrin në disa pika të larta sepse ne e dim që i kemi këto liqene që një kohë të gjatë dhe numri i konsumatorëve, apo rritja e numri të konsumatorëve çdo ditë e më shumë normalisht që i bënë edhe të pa mjaftueshëm burimet e ujit që ne i kemi në dispozicion”, ka thënë ajo.

Mjeku ka thënë se për ngritje të çmimit të ujit të pijshëm vendos Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, në baze të investimeve kapitale për vitin që vjen, e që sipas saj, ARrShU-ja nuk ka paraparë që për vitin 2025 të ketë ngritje të çmimit.

“Sa i përket çmimit të ujit ne nuk jemi kompetent që ta ngrisim, për këtë vendos Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit, në bazë të investimeve kapitale për vitin 2025 nuk ka ngritje të çmimit të ujit. Janë planifikuar diku 1.4 milion investime në vitin 2025, për këtë vendor vetëm ARrShU-ja çdo herë duke u bazuar në investimet kapitale për vitin që vjen”, ka thënë ajo për EO.

Të ngjashme