Goran Rakiq, ish-kryetari i Listës Serbe, raportohet të ketë pësuar lëndime të rënda pasi u rrah nga disa persona në Mitrovicën e Veriut gjatë kësaj jave.
Sipas doktorit dhe politikanit serb, Marko Jakshiq, Rakiq ka disa qepje në kokë:
“Unë kam qenë drejtor i spitalit dhe shumë kolegë të mi punojnë atje…ka një krah të thyer dhe një numër të madh të qepjeve, para se gjithave në kokë. Thuhet se dy veta e kanë rrahur, por askush nuk thotë kush janë ata”.
Tutje, Jakshiq ka deklaruar se dyshohet që sulmuesit ishin serbë.
Ndërkohë ai është pyetur edhe mbi deklarimet se personat që rrahën janë të afërt me Milan Radojiçiq.
“Nëse Milan Radojiçiq donte ta bënte këtë, do ta kishte më të lehtë ta bëntë në Beograd. Tani, pse u rrah Rakiq? Mund të vetëm të paramendoj, mendoj që disa çështje personale janë të përfshira. Ai ka qenë kryetari i Listës Serbe për një kohë të gjatë, nuk e ka ndihmuar askënd, por ka bërë premtime”, citohet se ka thënë ai për “Nova”.