Nëntë kosovarë kanë mbetur të lënduar nga rrëzimi i autobusit që po vinte nga Serbia në Kosovë në ora 04:50 të mëngjesit.
Ortopedi serb në Spitalin e Prokuples, Aleksa Saviq ku edhe po trajtohen të lënduarit ka thënë se nga nëntë kosovarët e lënduar, tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, transmeton Indeksonline.
“Tre prej tyre kanë thyerje të gjymtyrëve dhe për këtë arsye janë dërguar në Nish për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai.
Kujtojmë se në afërsi të fshatit Kurshumli, një autobus që udhëtonte nga Lubjana e Sllovenisë për në Kosovë, është rrokullisur dhe si pasojë, mjeku në Spitalin e Prokuples, po trajtohen disa kosovarë.
Autobusi i kompanisë “R-Gashi” ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka rrëshqitur jashtë rrugës.