Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Podujevës kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për investimin prej 2 milionë eurosh në renovimin e stadiumit “Zahir Pajaziti”.
Projekti përfshin ndërtimin e tribunës lindore, mbulesën e tribunave ekzistuese dhe vendosjen e ndriçimit modern.
Sipas njoftimit ky investim synon modernizimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e kushteve më të mira për sportistët dhe komunitetin lokal. Memorandumi u nënshkrua nga Sekretari i Përgjithshëm i MKRS, Bislim Bislimi, dhe Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.