MKRS-ja nënshkruan kontratë me 10 bursistë, Dumoshi: Kosova në 10 vendet e para në botë për mbështetjen që ia dhuron sportit

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 13:34 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës dhe ministrja në detyrë për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi, nënshkruajnë kontratat me 10 bursistë “Shpresa Olimpike 2021”, këtu u tha se institucionet e Kosovës renditen në 10 vendet e para në botë për mbështetjen ndaj sportit.

Ministrja Vlora Dumoshi tha se sporti është pasqyra më e mirë e shtetit të Kosovës.

“Jemi para shpresave tona të rinisë. Ne si ministri me vëmendje ju kemi shikuar duke arritur rezultate kulminante. Tregimi më i mirë për Kosovën është sporti. Ne arritëm që këto 20 vjet ta arrijmë medaljen olimplike me heroinën tonë Majlindën. Këto suksese kanë ardhur duke ndjekur të gjitha rrrgulloret dhe ligjet. Ky vit ka qenë sfidues për komunitetin sportiv në përgjithësi. Mbështetja e ministrisë ka qenë me 4 milionë e 200 mijë euro në vit”, tha Dumoshi.

“Shteti i Kosovës renditet për mbështetjen që ja jep sportit në 10 vendet e para në botë. Edhe këtë vit ku në 5 milionë për sportin, sportistët kanë qenë përfitues të 1 milionë e gjysmë. Për ne si ministri dhe politikat tona zhvillimore janë sporti e kultura. Uroj që buxhetet tona të rriten. Sipas raportit që na ka sjell KOK-u, për një punë tuajën të jashtëzakonshme ne sot po ndajmë bursa. Urime e mos i ndalni sukseset”, shtoi ajo.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, tha se kujdesi ndaj sportistëve është maksimal, tutje ai kërkoi mbështetja të mos ndalet.

https://vimeo.com/506075621

Të ngjashme