Dumoshi s’e mohon mundësinë e kandidimit për kryetare të Prishtinës

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 15:22 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka prezantuar Raportin vjetor të punës, duke thënë se pavarësisht se ky vit ka qenë sfidues MKRS-ja ka arritur të zbatojë programin qeverisës, raporton Ekonomia Online.

“Viti 2020 ka qenë një vit sfidues për të gjithë ne por MKRS-ja ka arritur të zbatojë programin e saj qeverisës falë angazhimit të afërt të të gjithë drejtorëve”, tha ajo.

Tutje, Dumoshi ka falënderuar stafin dhe bashkëpunëtorët për punën e bërë gjatë këtij vitit.

“Kisha kënaqësinë që secilin nga ju te falënderoj për bashkëpunimin e sinqertë gjatë këtij rrugëtimi shumë të rëndë. Ky vit ka shkaktuar dhimbje të madhe me ikjen e shumë njerëzve nga fusha e sportit, gazetarisë e kulturës në përgjithësi”, u shpreh ajo.

Kur u pyet nëse do të kandidojë për kryetare të Prishtinës, Dumoshi tha se nëse këtë ia kërkon partie nuk do ta refuzojë.

“Gjithsesi zgjedhjet janë vitin e ardhshëm për komunën Prishtinës. LDK-ja i ka njëherë disa procese tjera”.

“Unë jam qytetare e kësaj komune dhe kisha kënaqësinë që të isha drejtoreshë e Kulturës këtu. Por gjithsesi nëse ma japin këtë mundësi partia pse jo”.

Të ngjashme