MKRS jep 500 mijë euro për dy projekte të mëdha sportive në Ferizaj

Ferizaj | 25 Pri 2018 | 15:11 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka vizituar Komunën e Ferizajt, ku me kryetarin Agim Aliu nënshkruan memorandume për mbështetjen financiare të dy projekteve: ndërtimin e Sallës Sportive në Greme dhe renovimin e Stadiumit të Futbollit në Ferizaj.

Ministri Gashi tha se këto dy projekte do të ndihmojnë shumë që sportistët ferizajas të ushtrojnë më lehtë profesionin e tyre, raporton Ekonomia Online.

Renovimi i stadiumit do të kushtojë 200 mijë euro, kurse ndërtimi i Sallës Sportive në Greme 300 mijë euro. Këto investime për kreun e MKRS-së janë garanci që klubi i futbollit nga ky qytet do të jetë pjesë e Super Ligës së Kosovës, u tha me këtë rast.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është zotuar që të ndaj mjete financiare përmes këtij memorandumi në vlerë prej 300 mijë euro, në fakt këto mjete financiare tashmë janë të siguruara për projektin e sallës sportive në Greme. Gjithashtu përmes këtij memorandumi do t’i ndajmë dhe 200 mijë euro për renovimin e stadiumit aktual të Komunës së Ferizaj, me qëllim që sportistëve dhe klubeve të Ferizajt t’i krijojmë hapësire dhe kushte më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe urojë që pas përfundimit të këtij projekti klubi i Ferizajt, të jetë në Superligen e Kosovës, sepse ka një traditë në garat sportive”, tha Gashi.

Përveç investimeve në rregullimin e infrastrukturës sportive Gashi tha se komuna ë Ferizajt do të ndihmohet edhe në projektet tjera për të funksionalizuar teatrin e qytetit, por edhe festivalet e ndryshme.

“Sa i përket festivalit teatror jemi zotu që do ta mbështesim fuqishëm këto festivale me që knë një traditë të festivale dhe MKRS do të jetë në përkrahje të komunës edhe për organizatorët e këtyre festivaleve”, tha Gashi.

Nga këtu ai bëti të ditur se deri në fund të këtij viti do të bëhen ndryshime në Ligjin për Teatrin.

“Bashkëbiseduam edhe për Ligjin për teatror është një problem i theksuar ndër vite dhe se MKRS e ka formua një grup punues ku i ka përfshi edhe drejtorët e teatror të komunave dhe jemi të interesuar që deri në fund të vitit 2018 të kemi një Ligj të ri për teatrot që do të u mundësoj të gjithë aktorëve të hyjnë në listë të pagave jo vetëm në Prishtinë, por edhe në gjitha komunat tjera”, shtoi më tej Gashi.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu falënderoi ministrin për nënshkrimin e kësaj marrëveshje si lehtësim për sportistët ferizajas dhe të komunës poashtu.

“Ne sot nënshkruam marrëveshjen për ndërtimin e një salle të sporteve që do të bëhet në fshatin Greme dhe do të jetë një  objekt i veçantë pasi që ky fshat është me taksapaguesit më të mëdhenj. Gremja ka një komunitet të fuqishëm të bizneseve dhe ne do ta ndërtojmë një sallë të sporteve për të shërbyer për komunitetin atje, si për qytetarët, sportistët etj”, tha Aliu.

“Sot nënshkruam edhe marrëveshjen për renovimit të stadiumit dhe siguruam përkrahjen nga ana e ministrit për aktivitetet tjera pasi që Ferizaj është qytet i ri por me një traditë të madhe sa i përket festivaleve të teatrove”, shtoi Aliu.

 

Të ngjashme