Projekti i Ministrisë së Kulturës për trajtimin, mbrojtjen dhe promovimin e lokalitetit arkeologjik të Dresnikut po zbatohet me sukses. Kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku.
Për të parë progresin e punës atje, gjatë ditës së djeshme ishin për vizitë ministri Hajrulla Çeku, nënsekretarja amerikane e shtetit për diplomaci publike, Elizabeth Allen dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Projekti i cili po zbatohet nga Instituti Arkeologjik i Kosovës dhe ChëB, në fazën e dokumentimit ka marrë mbështetje edhe nga Fondi i Ambasadorëve për Ruajtjen e Kulturës.
Kjo pasuri kombëtare krahas konservimit profesional dhe hapjes e prezantimit për vizitorët, do të gjenerojë edhe aktivitet ekonomik për zonën.