MKRS ndan shpërblimet shtetërore për xhudistët që fituan medalje në Tunizi

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 12:02 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka ndarë shpërblimet shtetërore për xhudistët që fituan medalje në Grand Prix të mbajtur në Tunizi.

Ministri i MKRS, Kujtim Gashi tha se ndarja e këtyre shpërblimeve është një moment i veçantë dhe për të por edhe për ministrinë në përgjithësi. Ai premtoj se do të vazhdoj përkrahjen për të gjithë sportistët.

Lidhur më këtë ai përmendi edhe rregulloren që ka nënshkruar dje për sponsorizim të sportistëve.

“Më lejoni të them se ministria dhe ka nënshkruar edhe rregulloren që do t`i mundësoj sportistëve që të kenë mundësi të re të financimit përmes bizneseve dhe donatorëve të ndryshëm”.

“Ministria do të vazhdoj të jetë në përkrahjen e juaja të gjitha disiplinave sportive dhe për federatat. Sportistët e xhudos janë krenaria e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, tha Gashi.

Të kënaqur me përkrahjen e ministrisë u shprehën edhe dy sportistët. Nora Gjakova dhe Akil Gjakova tha se shpërblimet e ndara nga ministria do të jenë shtytje për të punuar më tutje.

Punë dhe medalje të tjera premtoi edhe trajneri Driton Kuka. Ai tha që me përkrahjen e dhënë kanë marrë edhe përgjegjësi më të madhe.

“Besoj që shteti tash na ka qit para aktit të kryer,  na ka jep përgjegjësi më të madhe. Premtojmë punë dhe përkushtim drejtë medaljes së re në Tokyo 2020”.

Xhudistja Distria Krasniqi që fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë u shpërblye me 5 mijë euro.

Xhudisti Akil Gjakova që fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 73 kilogramë u shpërblye me 3 mijë e 500 euro.

Shpërblim iu nda edhe trajnerit të xhudistëve, Driton Kukës.

 

 

 

Të ngjashme