Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor (MMPH) përmes një komunikate për media ka sqaruar lidhur me publikimin e vendimit të Agjencisë Kundër Korrupsionit ndaj Bashkim Bekollit ish-këshilltar dhe zëdhënës i ministrit të liruar nga detyra Ferid Agani, se ka shkaktuar konflikt interesi.
MMPH sqaron se nga 1 gushti i këtij viti Bekolli nuk është pjesë e ministrisë dhe as nuk është në listën e pagave të MMPHS-së.
“Pas publikimit të vendimit nga Agjencia Kundër Korrupsionit datë 17.08.2016 në Ëeb-faqen zyrtare, dhe më vonë edhe në mediat elektronike, se Bashkim Bekolli ka shkaktuar konflikt interesi, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndonëse nuk ka pranuar akoma zyrtarisht vendimin nga AKK, sqaron opinioni publik se Bashkim Bekolli ish-këshilltar dhe zëdhënës i ministrit të liruar nga detyra Ferid Agani, nga data 01.08.2016 nuk është më në listën e pagave të MMPH-së”.
“Andaj rrjedhimisht pas kësaj Bekolli nuk është më pjesë e kabinetit dhe nuk ushtron asnjë detyrë funksionale në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në sqarimin e MMPH-së.