Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës dhe nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10, njofton Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Me datën 12.01.2017, vlera e mesatare ditore ka arritur vlerën 114.8µg/m3, që është tejkalim nga vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit 50ug/m3. Përqendrime të larta janë paraqit edhe me ndotësin PM2.51 i cili ka arrit vlerën mesatare ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 112.9µg/m3”, thuhet në njoftimin e MMPH-së.