Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka demantuar gazetën “Koha Ditore” lidhur me raportimin se ish-ministrja, Albena Reshitaj, ka bërë shpenzime nga buxheti i kësaj ministrie edhe pas dorëheqjes së saj.
Njoftimi i plotë:
Sqarim zyrtar nga MMPH-ja, lidhur me publikimin e gazetës “Koha Ditore”, të datës 08.03.2019, me shkrimin e saj “Ish Ministrja ka bërë shpenzime edhe pas dorëheqjes”.
Për informimin e juaj dhe opinionit të gjerë lidhur me kredit kartelën e ish Ministres znj. Albena Reshitaj, kartela është dorëzuar në divizionin për buxhet dhe financa me datën 28.09.2018, dhe me datë, 02.10.2018, kartela është dorëzuar në Departamenti e Thesarit në Ministrinë e Financave, dhe me këtë konfirmojmë që kartela nuk është përdorur pas dhënës se dorëheqjes nga ish Ministrja.
Pretendimet e gazetës Kohës Ditore, se ish ministrja ka përdorur kredit kartën e MMPH-së e edhe pas dorëheqjes nuk ekzistojnë, ngase znj. Reshitaj – ish ministrja ka bërë mbylljen e kredit kartelës më kohë dhe sipas procedurave ligjore. Shfrytëzimi i kartelës ka qenë vetëm për kohën sa ishte Ministre e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjë e cila është e rregulluar me legjislacion dhe është respektuar nga ish- ministrja.
Për sqarim më të plotë keni të bashkangjitur edhe materialin i cili dokumenton se ish ministrja i ka mbyllur të gjitha obligimet e saja sipas legjislacionit në fuqi.
Të bashkangjitur mund te gjeni edhe dokumentet zyrtare të cilat dëshmojnë se ish ministrja nuk ka përdorur kartelën pas dhënies se dorëheqjes së saj.