Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ka nënshkruar sot marrëveshje me kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti për financimin e projektit: “Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica”.
MMPH financon këtë projekt në shumë e tërësishme në vlerë prej 65 000 euro.
Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit Sitnica do të këtë një rëndësi të veçantë për mjedisin në këtë zonë të Kosovës.