Ekonomia Online
FUNDIT

MMPH-ja do të ndihmojë në ndërtimin e “Parkut Memorial të UÇK-së” në Jezerc

MMPH-ja do të ndihmojë në ndërtimin e “Parkut Memorial të UÇK-së” në Jezerc

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun, për ndërtimin e “Parkut Memorial të UÇK-së”, në Jezerc. Ministri Matoshi, ka bërë të ditur se ndërtimi i këtij parku do të financohet nga Ministria që ai udhëheq me 400.000 euro. “Ndërtimi i “Parkut […]

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Agim Aliun, për ndërtimin e “Parkut Memorial të UÇK-së”, në Jezerc.

Ministri Matoshi, ka bërë të ditur se ndërtimi i këtij parku do të financohet nga Ministria që ai udhëheq me 400.000 euro.

“Ndërtimi i “Parkut Memorial të UÇK-së” në Jezerc – Komuna e Ferizajt do të financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me 400.000 euro.
Sot me Kryetarin Agim Aliu, nënshkruam memorandum bashkëpunimi për realizimin e këtij projekti.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!”, ka thënë ai.

Të ngjashme