Ministri në detyrë i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, kanë marrë pjesë në fillimin e rregullimit të trotuarit dhe sheshit në Dragash, në vlerë prej 560 mijë euro, raporton Ekonomia Online.
Ministri Matoshi tha se Dragashi si shumë komuna të tjera të vogla mendoj që nuk ka pasë sa duhet mbështetjen dhe vëmendjen e institucioneve qendrore e cila sipas Matoshit i ka munguar më herët.
“Është nder i veçantë që sot në Komunën e Dragashit të marr pjesë në fillimin e një prej projekteve më kapitale të kësaj komune, kualifikimin e shesheve, trotuareve dhe hapësirave publike të qytezës së Dragashit, për të cilën bukurinë ia ka dhënë Zoti dhe ne e kemi për obligim që këtë bukuri ta bëjmë më të qasshme për secilin qytetar, më të bukur dhe këndshme për secilin njeri”.
“Dragashi si shumë komuna të tjera të vogla mendoj që nuk ka pasë sa duhet mbështetjen dhe vëmendjen e institucioneve qendrore, është mirë që të kthehet vëmendja tek këto komuna, tek komunat ku mundet me fillu turizmi rural, tek komunat ku njerëzit jeton ndershëm dhe nga puna e tyre ku punojnë tokat e tyre. Nuk do jetë projekti i fundit që MMPH-ja po e zhvillon këtu, ky është një projekt gjysmë milion euro që zgjatë dy vite, poashtu ne në vazhdimësi po e mbështesim edhe funksionalizmin e deponisë së mbeturinave në këtë zonë dhe gjithashtu MMPH do ketë në planin e saj buxhetor për vitin 2020 edhe disa investime në rregullimin dhe pastrimin ë shtretërve të lumenjve të Komunës së Dragashit”, tha Matoshi.
Kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani, tha se ky projekt i rikualifikimit do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të kësaj komune.
“Sot ne bëmë fillimin e punimeve në projektin rikualifikimi i hapësirës së Dragashit, ky projekt do të na shërbejë gjithë qytetarëve tanë. Projekti i mbështetur drejtpërdrejtë dhe hartuar nga MMPH, shpresojmë që për vitin tjetër një projekt 2 vjeçar do kemi në qendër edhe në aspektin estetik por edhe atë profesional më të mirë”, tha Shabani, raporton EO.