MMPH-ja ndan 170 mijë euro për lumin Sitnica

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 14:13 | Nga

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot ka qëndruar në hapësirat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku është pritur nga Ministri Ferat Shala, ata bashkërisht kanë nënshkruar Marrëveshje të Bashkëpunimit për financimin e projektit për ndërtimin e shtratit të lumit “Sitnica”, projekt për të cilin MMPH do të financoj në vlerë 170 mijë euro, ndërsa Komuna do të vazhdojë me pjesën tjetër për përfundimin e realizimit të këtij projekti.

Me këtë rast, Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, realizimin e këtij projekti të përbashkët e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm për Komunën e Lipjanit e sidomos për ato fshatra cilat janë vërshuar nga lumi Sitnica sa herë që ka pasur të reshura.

Kryetari Ahmeti, po ashtu ka falënderuar Ministrin Shala, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që nga viti i kaluar, sidomos në realizimin e projektit “Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica” që është realizuar në vitin e kaluar, projekt që është mirëpritur shumë nga qytetarët lipjanas.

Kryetari Ahmeti dhe Ministri Shala sot gjithashtu kanë nënshkruar edhe një marrëveshje tjetër për bashkëfinancimin e projektit për zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit Gadime – Vrellë, në vlerë prej 20 mij euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme