Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, në vazhdën e përkrahjes së komunave në nivelin qendror, nënshkroi marrëveshjet për bashkëfinancimin e disa projekteve edhe me komunat Vushtrri dhe Shtime.
Sipas marrëveshjes me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku, MMPH-ja do të investojë në ketë komunë 250 000 euro në projektin: “Rregullimi i kanalizimit në fshatrat Galicë- Dobovc-Beqiq dhe instalimin e gypit kryesor të kanalizimit në Vushtrri”.
Ndërsa, në Komunën e Shtimes, MMPH-ja do të investojë 200 000 euro në projektin: “Zgjerimi dhe pastrimi i lumit Caralevë-Shtime dhe Mollopolc- Petrovë-Shtime-Vojnoc”, sipas marrëveshjes së nënshkruar me kryetarin e kësaj komune Naim Ismaili.