Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka dërguar për medie një sqarim lidhur me shkrimet në disa media se për fushatat “Ta pastrojmë Kosovën” janë avulluar 29 878 euro.
MMPH thotë se për hir të vërtetës janë të shtyrë të reagojnë, duke u bazuar në Raportin mbi Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2015. Sipas MMPH-së, opinioni i Auditorit të Përgjithshëm është keqinterpretuar ose “lexuar gabimisht”.
MMPH thotë se Opinioni është si në vijim: (pasuset orgjinale të nxjerra nga raporti)
Opinioni i Pamodifikuar
Pasqyrat financiare paraqesin një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale.
Sqarim:
Opinioni i pa-modifikuar (ISSAI 200) është se pasqyrat financiare janë përgatitur, në të gjitha aspektet materiale, në pajtim me kornizën e zbatueshme financiare.
Sipas mendimit tonë Pasqyrat Vjetore Financiare prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale të pranimeve dhe pagesave, si dhe të buxhetit të realizuar të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2015, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik (të kontabilitetit në para të gatshme), Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me plotësime dhe ndryshime) dhe Rregullën financiare të MF, nr. 03/2013 për pasqyrat financiare të organizatave buxhetore.
Klasifikimi jo i duhur i shpenzimeve
E gjetura
Në dy raste në vlerë totale 29,878€ për financimin e Iniciativës qytetare “Ta Pastrojmë Kosovën” e bërë me vendim të Ministrit, shpenzimet janë realizuar nga kategoria e mallra dhe shërbimeve e që kjo përkrahje i takon kategorisë së subvencioneve.
Për t’i dhënë autencitet këtij sqarimi, ndiq LINKUN.
Në vazhdim ju sqarojmë se për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” për vitin 2014, janë shpenzuar gjithsejtë 20,553.76 litra derivate naftë, ndërsa benzinë 1,013.08 litra, në vlerë prej 25,030.13 €. Shpenzime këto të deklaruara dhe të aprovuara nga ana e përfituesit të këtij projekti.
Kjo pagesë (obligim i vitit 2014 i deklaruar në Ministrinë e Financave) është realizuar direkt operatorit kontraktual të Qeverisë për furnizim me derivate në vitin 2015, arsyeja e bartjes së këtyre obligimeve është se kontraktori ka dorëzuar dokumentacionin e kompletuar për pagesë në fund të muajit Dhjetor të vitit 2014, rrjedhimisht kësaj shlyerja e këtij obligimi është kryer në vitin 2015.
Duhet theksuar se MMPH ka përkrahur këtë aksion edhe në vitin 2015 me materiale dhe mjete pune në vlerë prej 4 848 €,edhe atë:
– Bluza me mbishkrim…………800 copë
– Doreza të thjeshta plaste………1 000 copë
– Thasë plastike për mbeturina……….10 000 copë
– Kapela me mbishkrim……………..800 copë
– Maska………………………….800 copë
Të gjitha këto janë kryer sipas procedurave standarde ligjore në Kosovë.
Ndërsa sa i përket deklaratës së Luan Hasanaj, i cili bie në kundërshtim me veten dhe faqen e tij zyrtare, ju lutem ndiqni LINKUN.