MMPH paralajmëron pagesën e borxheve ndaj komunës, Ahmeti thotë se do të tërheqë paditë

Prishtinë | 23 Jan 2018 | 12:56 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), i ka borxh komunës së Prishtinës 7 milionë euro, deri më tani i janë kthyer 800 mijë euro.

Ministrja Albena Reshitaj, tha se është arritur marrëveshje për të bërë pagesën për borxhet ndaj komunës se Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

“Arritëm marrëveshje se si do bëhet pagesa, me vjen keq që kemi trashëguar një problematikë, çdo përgjegjësi që kemi do ta kryejmë”, tha ajo.

Ndërsa kryetari, Shpend Ahmeti, tha se pasi që të bëhet plani i pagesës, do të hiqen të gjitha paditë ndaj MMPH-së.

“U dakorduam që vitet e ardhshme të ketë plan pagesave dhe momentin që fillojnë pagesat, largohemi prej padive”.

Këto deklarime të dy i bënë pas një takimi të përbashkët. Reshitaj, më tej shtoi se janë disa projektet për të cilat u dakorduan komuna dhe MMPH, si nërtimi i imipantit për ujërat e zeza i cili kap vlerën 86 milionë eurove.

“Kemi diskutuar për projektet e përbashkëta dhe për problematikat që do t’i minimzojmë një bashkëpunimin mes institucionet qeveritar dhe kryeqytetit tone. janë dy projekte qe fillojnë këtë vit, trajtimi i ujerave të zeza ndërtimi i një impianti qe kap vlerën 86 milionë euro qeveria 20 milionë euro pjesa tjetër bashkëpunim me thesarin francez ndërsa ministria 3 milionë euro, do të punojmë që këtë projekt të ketë zbatueshmëri”.

Reshitaj tha se projekti tjetër ka të bëjë me ndërtimin e një deponie për trajtimin e mbeturinave që kap vlerën 350 mijë euro.

“Projekti tjetër që MMPH ka planifikuar kap vlerën 350 mijë euro për ndërtimin e një deponie për trajtimin e mbeturinave interte, komuna do dal me vendimin se ku do të lokalizohet kjo deponi që MMPH do të ndërtojë, dhe do ndajë 50 mijë euro”.

“Unaza e Prishtinës do ndërtohet dhe do shpronësojmë tokat që nevojiten për ndërtimin e kësaj, po ashtu do punojmë për lansimin e fushatave për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit. Do krijojmë zona të gjelbërua, do të punojmë në krijimin e tabelave informuese vetëdijesuar qe do kenë impakt për mbrojtjen mjedisit. Jemi të interesuar qe të krijohet policia e gjelbër dhe policia komunale dhe do ti fusim në funksion gjobat mandator”.

Kryetari Ahmeti, tha se projekti për unazën e qytetit do përfundojë në 5 vitet e ardhshme, ai tha se komuna këtë vit nuk ka buxhet të mjaftueshëm për fillimin e ndërtimit të kësaj unaze.

“Tema e parë është e rëndësishme, ndotja e ajrit përbën një ndër sektorët kryesorë që qytetarët kane në mendjen e tyre; edhe unaza e qytetit në 5 vitet e ardhshme të përfundojë, ta shkarkojmë komunikacionin që ndikon në zvogëlimin e ajrit. Ne të shohim në mënyrë të saktë ku të shohim vikat lagje është më problematike ndotja e ajrit dhe të marrim masa të këqyrim që të ndalohet qarkullimi në ato pjesë përveç transportit publik”.

“Unaza e qytetit  është projekti më kapital, komuna nuk ka buxhet këtë vit për këtë, shuma është mbi 50 milionë euro për ndërtimin e unazës dhe shpronësimi. Impianti që do të zgjidhte problemet me ujërat e zeza, do të zgjidh një problem për vitet e ardhshme”.

Ahmeti për trajtimin e qeneve endacakë tha de qeveria ka ndarë 1,3 milionë euro ku këtë e ka marr përsipër veterinaria e Kosovës.

“Është e rëndësishme qentë endacake qeveria ka ndarë 1,3 milionë euro për trajtimin dhe veterinaria e Kosovës ka marrë për trajtimin e qenve endacakë. si komunë po punojmë për një strehimore për trajtimin e qeneve endacakë”.

Reshitaj, për trajtimin e qeneve endacakë tha se qeveria ka krijuar një task-forcë që do merret me këtë çështje, raporton EO.

“Qeveria është duke krijuar task-forcë që do të merret me këtë çështje është përkushtim i veçantë duhet të jetë projekt në gjithë Kosovën”.

 

Të ngjashme