MMPH shënon Ditën Botërore të Planifikimit Urban

Prishtinë | 08 Nën 2016 | 11:23 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka organizuar një tryezë me përfaqësuesit e komunave të Kosovës për të shënuar “Ditën Botërore të Planifikimit të Qyteteve”. Kjo u bë për qëllim të diskutimit të hapur me profesionistë të planifikimit hapësinor dhe urban.

Luan Nushi, drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor, tha se ky është viti i katërt i planifikimit urban, ku për çdo vit kanë trajtuar tema të ndryshme, “ndërsa këtë vit kemi në pikësynim zonat e veçanta”.

Drejtori i Departamentit të Planifikimit Hapësinor – Banimi dhe Ndërtimi në MMPH, Servet Spahiu, theksoi se në vitin 2014 është bërë Ligji i ri i Ndërtimit, në të cilin siç tha ai, po i përkrah USAID-i.

Ai ka shprehur besimin që janë në rruge të mirë për forcimin e bazës ligjore dhe zbatimin.

“Ligji i Ndërtimit është në fazën e tij të kompletimit në bazën administrative kemi filluar me disa ndryshime… Pjesë tjetër është në aspektin e planifikimit, është databaza dhe sistemi i softuerit që komunat mund ta shfrytëzojnë, Ferizaji vetëm kanë filluar”, ka thënë Spahiu.

“USAID dhe Komisioni Evropian i kanë ndihmuar 5 komuna për sistemin qendror që të kenë një piramidë që çdo gjë që bëhet, të bëhet online. Si p.sh, leja e ndërtimit. Jemi duke u profiliziuar që planifikimi hapësinor të ketë orientim të duhur”, ka thënë Spahiu

Suzana Goranci, udhëheqëse e Divizionit të Ndërtimeve- Reforma e hartimit të dokumenteve të komunave në nivel lokal, ka theksuar se me reformën që ka ndodhur në Kosovë “jemi të parët për hartimin e hartave zonale, e cila është e para në rajon”.

“Parashihen 11 akte nënligjore, i kemi vënë si prioritet që të përgatisim juve komunave udhëzimet administrative në mënyrë që të filloni me zbatim të këtij ligji dhe të mos stopoheni”, ka thënë ajo.

Goranci ka theksuar se reforma ligjore që e parasheh ligji bëhet për tërë territorin e vendit, ku janë hartat zonale që përcaktojnë kushtet ndërtimore.

“Me digjitalizimin, i cili nuk ka qenë në Udhëzim Administrativ, tash komunat kanë mundësi të kenë digjitalizimin, i cili i ndihmon shumë në respektimin dhe legjitimitetit të këtij udhëzimi”, ka theksuar ajo.

“Dita Botërore Planifikimit të Qyteteve”, është themeluar në vitin 1949 dhe shënohet në shumë shtete të botës në të katër kontinente për çdo tetë nëntor.

Kjo është një ditë e veçantë për të promovuar rolin e planifikimit në organizimin e menaxhimin e territorit caktuar me krijimin e kushteve e të hapësirave më të përshtatshme për jetë të komuniteteve.

Të ngjashme