Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) me rastin e Ditës Botërore të ujit, 22 marsi, ka organizuar një varg aktivitetesh, me moton botërore “Natyra për Ujin”, raporton Ekonomia Online.
Në kuadër të shënimit të kësaj dite është bërë shpërndarja e materialeve promovuese në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë dhe në sheshin qendror të Gjilanit.
Gjithashtu do të organizohen aktivitete me nxënës të shkollave fillore tek penda e Përlepnicës si dhe tryeza me temë ”Natyra për Ujin”, që do të mbahet në Gjilan.
Më 22 mars shënohet Dita Botërore e Ujit, e cila ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992.
Me shënimin e kësaj dite OKB-ja ka për qëllim të rritë rëndësinë e mbrojtjes së ujërave dhe mungesën e ujit të pijshëm në shumë vise të botës.
Për çdo vit në Ditën Botërore të Ujit theksohen aspektet specifike të ujit për pirje siç janë: uji për qytete, kualiteti i ujit, ujerat ndërkufitare, uji dhe kultura etj.
Sipas vlerësimeve deri në vitin 2025 dy të tretat e popullsisë botërore do të jenë të goditura me kërkesë të madhe për ujë. Ekspertët vlerësojnë që rreth 1,1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë për pirje, kurse 2,5 miliardë njerëz nuk i kanë të siguruara kushtet elementare higjieno-shëndetësore.