Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se Kosova kanë bërë progres në katër muajt e fundit sa i përket rasteve të identifikuar të korrupsionit.
Ai u shpreh i bindur se do të arrihet efikasitet në plotësimin e kriterit të mbetur për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri pas takimit që zhvilloi me kryeprokurorin Aleksandër Lumezi, Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi, kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Peci, kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorë të prokurorive, raporton Ekonomia Online.
Tahiri tha se temë e takimit ishte procedimi i rasteve të korrupsionit në përgjithësi, përfshirë mekanizmin përcjellës si kusht për liberalizim të vizave.
Kryeprokurori Aleksandër Lumezi, tha se gjithsej kanë identifikuar 39 raste të korrupsionit, ku prej tyre 30 janë në gjykata ndërsa në 16 raste është duke u zhvilluar procedurë gjyqësore.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi, tha se nga takimi kanë rënë dakord që të takohen çdo muaj. Ai ka folur edhe për çështjet e tjera për të cilat krerët e drejtësisë në vend ranë dakord.
“Gjithashtu seanca duhet që të mos shtyhen më shumë se 10 ditë, pastaj kufizim i pjesëmarrjes së gjyqtarëve në trajnime e ngritja e transparencës”,tha Idrizi.
Sipas tij, këto rekomandime janë dhënë me qëllim të rritjes së efikasitetit në zgjedhjen e lëndëve.
Ndërsa kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, tha se në këtë takim u diskutuan punët që duhet bërë institucionet e drejtësisë në plotësimin e kushtit të vetëm për vizat luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit.