Mobilizohet Ministria e Arsimit

Prishtinë | 26 Dhj 2016 | 08:07 | Nga

Rezultatet e renditjes së Kosovës në vendin e 68-të në testin PISA e kanë mobilizuar ministrin e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë, Arsim Bajrami, që të ndërmarrë hapa për përmirësimin e gjendjes në arsim.
Por qasja që ka nisur ai pas publikimit të rezultateve të testit PISA po kritikohet dhe nuk po shihet serioze nga njohës të çështjeve të arsimit.

Fillimisht, një ditë pas publikimit të rezultateve, është miratuar plani strategjik i arsimit 2017-2021. Ministri po ashtu ka mbledhur në takim edhe drejtorët komunalë të arsimit e përfaqësues të SBASHK-ut.

Në takim me drejtorët komunalë të arsimit ka theksuar nevojën e depolitizimit të plotë të arsimit me ç’rast ka thënë se duhet të krijohet një mekanizëm i pavarur për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave.

Eksperti i Arsimit, Halim Hyseni, ka thënë se me këtë qasje që ka nisur Ministria e Arsimit nuk mund të përmirësohet gjendja e cila është pasqyruar në testin PISA. (KohaDitore)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme