Mocioni për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, nuk ka kaluar pas votimit në Kuvend.
Mocioni u votua nga 99 deputetë, prej të cilëve 36 votuan për, 49 votuan kundër dhe tre të tjerë abstenuan, raporton Ekonomia Online.
Interpelanca për shkarkimin e tij është thirrur nga Grupi Parlamentar i LDK-së, gjegjësisht deputeti Armend Zemaj ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Gashit për gjuajtjen me armë në odën e zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, pas lirimit nga akuzat për korrupsion në rastin e njohur si MTPT.
Kryeministri Ramush Haradinaj pas kërkesës për shkarkimin e Gashit tha se është ende herët të marrë masa, ngaqë personat e përfshirë në rastin e gjuajtjes me armë janë në procedurë gjyqësore.
Po ashtu Haradinaj ka theksuar se gjuajta me armë nuk është e hijshme, por ka mbetur si traditë.
“Nuk është e hijshme me gjuajt me armë, por disa tradita nuk janë zhdukur”.