Pas prezantimit të modelit të ri S5 Coupe 2017 në SHBA i cili vjen me çmim fillestar prej 55,000 USD ishte vetëm çështje kohe kur divizioni Exclusive nga Audi të prodhonte një model të veçantë.
Ky model do të dallohet falë ngjyrës së veçantë e kuqe Tango dhe rrotave prej alumini me pesë këmbë. Po ashtu, interieri është përshtatur me pjesën e jashtme të këtij modeli.
Sa i përket interierit, ai vjen me lëkurë Nappa dhe tapiceri Alcantara, transmeton Express. Një tjetër veçori është paneli i instrumenteve i cili është azhurnuar me grafikët e fundit.
Sa i përket motorit ai mbetet i njëjti me atë të S5 Coupe, pra kemi motor 3.0-litër V6 me 354kf i cili është i lidhur me transmisionin automatik me tetë shpejtësi. Përshpejtimin nga 0-100km/h e arrin për 4.7 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 250km/h.