Modelja irlandeze Mairead O’Neill ka ndërruar jetë papritur. 21-vjeçarja është gjetur e vdekur në apartamentin e saj gjatë natës.
Mediat britanike bëjnë me dije se modelja irlandeze ka qenë e shoqëruar nga dy miqtë e saj para se të shkonte në shtëpi. Raportohet se modelja kishte qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike pas vdekjes së nënës së saj 10 muaj më parë.
Shefja e agjencisë së modelingut, Cathy Martin, e cila kishte punuar me Mairead për gjashtë vjet tha se ajo kishte premisa të mëdha për t’u bërë një modele e madhe.
Duke folur për lajmin tronditës të vdekjes së Mairead, Cathy u shpreh: “Nuk e dimë tamam se çfarë ka ndodhur, por ajo po kalonte një periudhë shumë të vështirë pas vdekjes së të ëmës, e cila nuk i mbijetoi dot kancerit”. Modelja 21-vjeçare është krahasuar edhe motrën e Kim Kardashian, Kendall Jenner.