Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brazil. Mediat e huaja raportojnë se modelja Raila Sales Ferreira, është qëlluar me armë zjarri.
Sipas raportimeve, 20-vjeçarja është qëlluar me armë zjarri në momentin që sapo ka dalë nga festa dhe ka hipur brenda një taksie për të shkuar për në shtëpi.
Punonjësit e shërbimit të urgjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, e në ato momente, ajo ishte ende me shenja jete.
Modelja ka qëndruar për 5 ditë në një spital të vendit, por për fat të keq, nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia është në kërkim të autorit të këtij krimi, por deri më tani, nuk ka mbërritur në asnjë gjurmë.