Një modele 18 vjeçe nga Arabia Saudite po përgatitet për të qenë e para nga vendet e Lindjes së mesme që merr pjesë në sfilatën e Parisit.
Imazhi i Taleedah Tamer është përdorur për kopertinën e revistës së Harper’s Bazaar për muajin korrik/gusht.
Ajo ka nënën italiane dhe babain nga Arabia Saudite dhe shpreson që të sjellë ndryshim tek modelet e reja duke u kthyer në shembull për to.
“Kur isha e vogël, nuk i shihja femrat saudite në kopertinat e revistave apo në sfilatat e modës. Por kur fillova të rritesha, mendoja ‘përse këto femra duken si unë?’. Dhe thoja përse modeling nuk mund të bëhet në mënyrë respekti për kulturën tonë? Unë dua të përfaqësoj femrat saudite që janë të bukura, me karakter të fortë dhe do e bëj në mënyrën e duhur”, tha ajo.
Taleedah ka prezantuar më parë parfumet Korloff, por Harper’s Bazaar Arabia është kopertina e saj e parë ndërkombëtare.