Arabi Saudite shkatërroi një dron të ngarkuar me eksploziv që vinte nga Jemeni

Prishtinë | 24 Maj 2019 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Arabia Saudite interceptoi dhe shkatërroi një dron të ngarkuar me eksplozivë që vinte nga Jemeni, deklaroi zëdhënësi i koalicionit kundër rebelëve të drejtuar nga Riadi në Jemen.

“Një dron i ngarkuar me eksplozivë i lëshuar nga milicitë hutis që kishte për shënjestër aeroportin Najrane u interceptua dhe shkatërrua nga forcat ajrore saudite”, deklaroi koloneli Turki Al Maliki, i cituar nga agjencia zyrtare saudite SPA.

Disa ditë më parë, milicitë hutis kishin sulmuar në të njëjtën mënyrë infrastrukturat e një naftësjellësi në territorin e Arabisë Saudite.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme