Moderna fillon studimin e vaksinës kundër Covid-19 edhe tek fëmijët

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Moderna u ka dhënë dozat e para të vaksinës COVID-19 fëmijëve nën 12 vjeç, njoftoi të martën kompania.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania me bazë në Massachusetts ka ndërmend të rekrutojë 6,750 fëmijë të shëndetshëm nën 12 vjeç për provën.

“Ky studim pediatrik do të na ndihmojë të vlerësojmë sigurinë dhe imunogjenitetin e mundshëm të kandidatit tonë të vaksinave kundër COVID-19 në këtë popullatë të rëndësishme të moshës më të re”, ka thënë Stéphane Bancel, drejtor ekzekutiv i Moderna.

Kompania bashkohet me Pfizer dhe BioNTech në fillimin e provave për fëmijët nga 6 muaj e më të rritur, pasi të dhënat treguan se vaksinat janë efektive tek të rriturit e moshuar.

“Nëse do të isha pjesë e FDA, sigurisht që do të doja të isha shumë i bindur për sigurinë e një vaksine para se të aprovoja përdorimin e saj tek fëmijët”, tha Dr. Cody Meissner një ekspert i sëmundjeve infektive pediatrike në Spitalin e Fëmijëve, kur Pfizer filluan provat pediatrike.

“Modeli i sëmundjes është shumë i ndryshëm tek fëmijët dhe

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme