Mogherini: BE do ta monitorojë nga afër situatën në veri të Kosovës

Prishtinë | 24 Nën 2018 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së ka folur për gazetën serbe ‘Danas’, dhe është shprehur se BE do ta monitorojë nga afër situatën e krijuar.

E pyetur nëse BE do të ndërmarrë ndonjë hap lidhur me situatën aktuale në Kosovë, Mogherini tha se ” do të monitorojë nga afër situatën në Kosovën veriore dhe të do të jetë në kontakt me të gjitha nivelet dhe se të gjitha institucionet kompetente në Kosovë duhet të respektojnë plotësisht ligjin”, transmeton lajmi.net

“Sa i përket vrasjes së Oliver Ivanoviqit në Mitrovicën e Veriut, të cilën e dënuam me forcë, siç kemi thënë më parë, presim që autoritetet relevante të Kosovës që merren me sundimin e ligjit nuk do të kursehen nga përpjekjet për të gjetur përgjegjësit”, është shprehur Mogherini.

Ajo ka folur edhe për taksën dhe marrëveshjen e CEFTA-s duke thënë se CEFTA nuk lejon vendosjen e paligjshme dhe arbitrare të tarifave për produkte të një ose më shumë vendeve dhe sipas marrëveshjes për Stabilizim-Asociimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, Kosova është zotuar të vazhdojnë përmbushjen e marrëveshjes së CEFTA-s.

Presidenti Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq u takuan dje me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, por pas këtij takimi nuk kishte indikacione se do të ishte i mundur ndonjë takim me ambasadorët e kuintit – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia.

Ndërkohë që është konfirmuar një bisedë telefonike në mes të presidentit serb Vuçiq dhe Komisionerit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Zgjerim, Johannes Hahn, transmeton lajmi.net.

“Autoritetet serbe shpresuan që vendet perëndimore do të shtonin më shumë presionin ndaj Prishtinës për të shfuqizuar taksën prej 100 për qind, por pasi që kjo nuk ka ndodhur ende dhe se policia e Kosovës ka arrestuar 4 të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit, Vuçiq padyshim mendonte se nuk do të takohej më fare me ambasadorët e kuintit.

Sa i përket bisedës telefonike në mes Vuçiq dhe Hahn, ata ranë dakord se ka nevojë për ruajtje të paqes dhe stabilitet në Kosovë dhe se “Presidenti Vuçiq tha se Serbia gjithmonë do të sillet me seriozitet dhe me përgjegjësi, por gjithashtu vuri në duke se është e ekspozuar ndaj provokimeve të forta të Kosovës, të cilat sipas tij, rrezikojnë sigurinë e serbëve në Kosovë, si dhe paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme