Mogherini e ka lëshuar e nervozuar takimin me Haradinajn

Prishtinë | 17 Nën 2017 | 13:28 | Nga

Dalin arsyet e mundshme të anulimit të Konferencës së shtypit midis përfaqësueses së lartë BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini, dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pohohet se Mogherini ka lëshuar takimin e Këshillit të MSA-së e nervozuar.

Sipas Radios Evropa e Lirë atmosfera e takimit të Këshillit të MSA-së mes Kosovës dhe BE-së ka qenë e tensionuar dhe në një moment Mogeherini thuhet se e ka lëshuar takimin e nervozuar.

Duke u thirrur në një burim që ka marrë pjesë në takim ky medium raporton se kur Haradinaj ka përmendur nevojën që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, ajo këtë mund ta ketë kuptuar tepër personalisht dhe e ka lëshuar takimin.

Në Këshillin e BE-së është shumë e rrallë që të anulohet konferenca e shtypit pas takimeve të MSA-së, siç ndodhi sot në rastin e Kosovës.

 

Të ngjashme