Shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini ka porositur se Ballkani Perëndimor është pjesë gjeografike e Evropës dhe se kolektivisht mund të bëhet pjesë e Unionit.
“Është koha që të shërohen plagët nga e kaluara dhe të ndërmerren hapa të ri që të garantohet stabiliteti në rajon dhe gjithë Evropën”, tha Mogherini në bllogun e saj personale.
Duke theksuar se të gjashtë partnerët ballkanikë të BE-së, shefja e diplomacisë evropiane tha se në muajt e ardhshëm “kanë sikurse edhe ne rastin e thjesht që t’i japin fund ndarjes në Evropë dhe të bashkojnë kontinentin tonë”.