Mogherini konsideron se është koha që në Ballkan të shërohen plagët nga e kaluara

Prishtinë | 05 Mar 2018 | 12:43 | Nga

Shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini ka porositur se Ballkani Perëndimor është pjesë gjeografike e Evropës dhe se kolektivisht mund të bëhet pjesë e Unionit.

“Është koha që të shërohen plagët nga e kaluara dhe të ndërmerren hapa të ri që të garantohet stabiliteti në rajon dhe gjithë Evropën”, tha Mogherini në bllogun e saj personale.

Duke theksuar se të gjashtë partnerët ballkanikë të BE-së, shefja e diplomacisë evropiane tha se në muajt e ardhshëm “kanë sikurse edhe ne rastin e thjesht që t’i japin fund ndarjes në Evropë dhe të bashkojnë kontinentin tonë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme