Mogherini mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel

Prishtinë | 25 Tet 2019 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Federica Mogherini do t’i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Bruksel.

Shefja në largim e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini do t’i mbledhë liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Bruksel.

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” raporton se Mogherini do të organizojë një darkë pune më 29 tetor ku të ftuar do të jenë liderët e Ballkanit Perëndimor, transmeton lajmi.net.

“Tanjug” ka mësuar se darka e punës do të organizohet në Bruksel kurse pjesëmarrës do të jetë të gjithë gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Mogherini, i ka ftuar liderët e Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, për të diskutuar së bashku në një tryezë të përbashkët në Bruksel.

Të ngjashme